Categories Politike

Berisha: Këshilla që kam për Bashën dhe Kryemadhin, opozita fiton zgjedhjet nëse…

“Opozita nëse bëhen zgjedhje, që nesër të bëhen, i ka të fituara zgjedhjet”. Kështu mendon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin Opinion.

Edhe pse opozita u ul në një tavolinë me qeverinë për reformën zgjedhore, Berisha ka një këshillë për liderët, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin: “Vetëm këtë këshillë çdo lloj përpjekje për të votuar shqiptarët të lirë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”.

Edhe njëherë ai theksoi se, Rama ikën nëse ka protesta të qëndrueshme.

“Dakord nuk e rrëzuam, por hajde ta rrëzojmë. Me protesta periodike “Rama Ik”. Rama ikën kur të mos jetë më i zoti të kthehet më në zyrë”, theksoi ai.

I pyetur nëse kjo marrëveshje, ka dekurajuar militantët e PD-së, ish kryeministri tha: “PD ka një spektër njerëzish prapa. Për një pjesë të njerëzve një reformë kur ti dikton, është siguruese për zgjedhjet. Ti nuk mund ta injorosh këtë, ti vepron për një shumicë e cila thotë se tani kemi një ligj më të mirë për të bërë zgjedhje. Opozita është për zgjedhje dhe këtu Shqipëria është përpara. Nuk jam unë dakord që PD na të gjitha kushtet që ka Shqipëria, ky është i vetmi kushte që ka opozita”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME