Categories Lajme

E lindi në qeli, nëna gjen vajzën pas 40 vitesh

Emisioni ’Pa Gjurmë’ realizon takimin e rrallë dhe emocionues të Dashuri Begaj me vajzën e saj Migena.  Ky takim ndodhi në ambientet e Report Tv, pa praninë e kamerave. Nëna biologjike i ulet në gjunjë të bijës dhe nënës birësuese duke shpërthyer në lot. Dashuri Begaj prej 4 muajve kërkonte në emision të bijën, që e kishte sjellë në jetë në vitin 1980 në burgun e Belshit.

Fatkeqësisht, kjo nënë pasi kreu dënimin, u internua nga sistemi i asaj kohe dhe nuk mundi dot kurrë të mësonte kush ishte familja birësuese e vajzës së saj. Stafi i “Pa Gjurmë” nisi kërkimet dhe zbuloi dosjen e foshnjës me  emrin Migena Begaj. Vajza pasi kishte lindur ishte dorëzuar në shtëpinë e fëmijës Tiranë dhe në moshën 1-vjeçare ishte transferuar në shtëpinë e fëmijës Shkodër. Në vitin 1983 ishte birësuar nga një çift në kryeqytet.

Dashuri Begaj-  O Zot, ju jeni Migena ime?

Migena – Të lutem, mos u ul në gjunjë, më lër të të përqafoj!

Dashuri Begaj– Nuk e besoj që po të shikoj, nuk e besoj qe të gjeta !

Migena– Zonja Dashuri po të prezantoj me mamin tim. Kjo është nëna që më rriti, ndërsa ky është bashkëshorti im dhe kemi dy vajza.

Dashuri Begaj– Juve zonjë, uroj të merrni nga ditët e mia, nuk e besoni sa mirënjohëse jam ndaj jush. Nuk e di çfare të them….po më rreh zemra fort! Nëna birësuese e vajzës: Unë jam e lumtur që më në fund vajza ime takoi nënën biologjike. Ndiej dhembje, por koha do më shërojë plagët.Ky takim vazhdoi edhe pas programit, ku të dyja palët vazhduan biseda të gjata së bashku dhe padyshim shkëmbyen numrat e telefonit, për të mos e humbur më kurrë njëra-tjetrën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME