Categories Lajme

E martuan në moshën 23-vjeçare prej mentalitetit, Sidorela: Burri më dhunonte e tradhtonte

Ngele në derë”. Ky ishte opinioni i një fshati në Lushnje ku Sidorela u rrit i cili e detyroi që të martohej në moshën 23-vjeçare me shkuesi. Nga Lushnja ajo u zhvendos në Durrës ku jeton edhe sot me djalin e saj të cilin e rrit  e vetme.

Në historinë që ajo ndan me “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, thotë se gjithçka shkonte mirë në fillim, por pas ardhjes së djalit në jetë nuk e kishte ndihmën e bashkëshortit.

Sidorela: Ka 3 vjet që jam vetëm, jam divorcuar. Ka qenë shumë e vështirë, Ardit.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Sidorela: Është shumë e vështirë që një nënë e vetme të rrisë një fëmijë, pa ndihmën e askujt, pa ndihmën e bashkëshortit.

Ardit Gjebrea: Po çfarë ndodhi me të?

Sidorela: S’e di, gjërat u ftohën, filluan zënkat, dhuna, tradhtia nga ana e tij. Kur ra tërmeti iku në Gjermani. Unë kam ndenjur rrugëve me çunin sepse siç e dini edhe ju, tërmeti në Durrës shkatërroi çdo gjë, kemi fjetur jashtë. Por edhe atje nuk është se më ndihmonte me ndonjë gjë, kërkonte ndihmë nga unë. Unë çfarë do bëja me një rrogë 300 mijë Lekë?

Ardit Gjebrea: Ai në Gjermani kërkonte ndihmë nga ty?

Sidorela: Po. Sepse ai nuk punonte, ai punonte thjesht për veten e vet, jo për mua dhe djalin që ne kishim në jetë.

Ardit Gjebrea: Kishte kohë edhe të tradhtonte?

Sidorela: Po. E kam kapur në telefon kur erdhi në Shqipëri, foto.

Ardit Gjebrea: Me kë?

Sidorela: Me atë zonjën që unë nuk dua fare t’i përmend këto gjëra se të vrasin.

Ardit Gjebrea: Qartë. Shqiptare apo gjermane?

Sidorela: Shqiptare. Një shqiptare mbi 40.

Ardit Gjebrea: Ishte ai që e bëri ndarjen apo e bëre ti?

Sidorela: Jo, e kam bërë unë ndarjen sepse erdhi nga Gjermania dhe pastaj filluan zënkat pa pushim. Sa vinim në shtëpi, vetëm sherr.

Ardit Gjebrea: Çfarë bënte?

Sidorela: Ai rrinte, unë punoja. Priste çdo gjë nga mua.

Ardit Gjebrea: Sherret bëheshin në sy të çunit?

Sidorela: Po. Çuni aty ishte.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte çuni?

Sidorela: Çuni ishte i vogël, 3 vjeç.

Ardit Gjebrea: Por kuptonte.

Sidorela: Shumë.

Ardit Gjebrea: Shikonte.

Sidorela: Normale.

Ardit Gjebrea: Reagonte?

Sidorela: Reagonte me raste, por ai e ka dashur shumë babain e vet, ai e do shumë babain e vet pavarësisht se ai pothuajse e ka harruar fare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME