Categories Lajme

“E meritonte”, biznesmeni reagon pas fyerjes së gazetares: Trapi im është lule para…

Edmond Bejtaj, drejtori i kompanisë “Terra Oil Swiss”, që sot ofendoi një gazetare dhe i tha “mos më çaj trapin”, nuk ka denjuar të kërkojë ndjesë për fjalorin e përdorur.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, pak orë pasi u bë kryefjala e mediave ë vedn për ifendimin e bërë, Bejtaj këmbëngul se gazetarja e meritonte atë fjalor pasi ata ishin shfaqur më të shqetësuar se sa vetë banorët e fshatit Visokë që e akuzojnë se ka shkatërruar me makineritë e nxjerrjes së naftës, rrugët e fshatit.

Bejtaj krahason veten me kryeministrin Edi Rama dhe thotë se ky i fundit ka përmendur fjalën “shkër***” në Parlament e fjala ‘trap’ e përdorur prej tij, është lule para asaj të kreut të qeverisë. Përsa u përket problemeve në fshat, ai thotë se i zgjidh vetë, siç ka bërë deri tani.

Reagimi i plotë:

Meqë sot u bëra protagonist i një episodi të pakëndshëm, një pjesë të materialit filmik të të cilit po e shpërndajnë mediat gjithë qejf, them se e kam edhe unë të drejtën ta shpërndaj atë material, natyrisht atë pjesë që shpërndanë ata që u pëlqeu. Pra u ndodha në një debat me një grup banorësh të fshatit ku kompania që unë punoj ushtron aktivitetin e saj, të cilët ankohen prej kohësh për dëmtimet e rrugëve të fshatit nga automjetet e tonazhit të rëndë që lëvizin për nevoja të kompanisë, me të cilët isha takuar përpara gati dhjetë ditësh duke u premtuar fillimin e punimeve të cilat nuk kanë nisur ende.

Këtë rradhë u paraqitën pranë zyrave të kompanisë sëbashku me disa gazetarë, dhe pasi refuzuan të vinin në zyrë me një përfaqësi prej disa vetësh sëbashku me gazetarët (ftova një pjesë për pamundësi hapësire për të gjithë), u detyrova të dal t’i takoj të gjithë, dhe pa shumë mundim vura re se çuditërisht më të acaruarit ishin gazetarët, disa pyetje të të cilëve ishin të pahijshme (gazetarët nëse do ishin profesionistë do ta dinin se e hijshmja nuk qëndron vetëm tek fjala por edhe tek mendimi dhe mënyra apo toni i të shprehurit), dhe pasi u sigurova se isha në regjistrim, u solla siç e meritonin.

Po i them këto dy fjalë në respekt të atyre që më kanë telefonuar për të shprehur atë që mendojnë mbi atë që panë, e në pamundësi për ta pasur të disponueshëm të gjithë debatin, i ftoj gazetarët e lartpërmendur të mos shqetësohen më shumë sesa duhet për problemet e fshatit ngaqë ato i zgjidh vetë siç i kam zgjidhur, e po ashtu, ta shfaqin të gjithë atë çfarë u tha atje meqë regjistruan gjithçka, duke u sqaruar se personalisht jam i kënaqur edhe me kaq sa shfaqën për publikun. (P.S. Këtyre të Syri-t, që i shoh se janë skandalizuar me gjuhën time, u kujtoj se kryeministri i tyre ka zënë në gojë “shkërdhimin” në parlament, para të cilit “trapi” im është lule).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME