Categories Lajme

E mora nga Shtëpia e Fëmijes “E kanë mbytur” / Babai i 32-vjeçarit akuzon policinë: Djali nuk kishte probleme shëndetësore

E mori nga Shtëpia e Fëmijes, kur ishte vetëm dy vjeç, ndërsa sot endet dyerve të morgut, për të mësuar shkakun e vdekjes të të riut, që e rriti si djalin e tij. Kjo është historia e trishtë e Artur Isait, I cili në një intervistë ekskluzive tha për Top Channel ende nuk e ka parë trupin e pajetë ndërsa hodhi akuza të rënda ndaj efektivëve të policisë.

Artur Kurti: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.

Gazetarja: A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

Gazetarja: Të thanë çfarë ka ndodhur?

Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.

Gazetarja: Ku ishte Laerti?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

Gazetarja: A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.

Lear Kurti ndërroi jetë teksa po transportohej nga rajoni i policisë në spital. Në bazë të dëshmisë të punonjësve të policisë Lear Kurti, ka qenë duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë vetëm.

Policia i ka kërkuar të ndalojë për verifikim. Ai është larguar me vrap dhe patrulla i është vënë në ndjekje duke e kapur në rrugën “Don Bosko” pranë një marketi. Momenti i ndalimit është i fiksuar në kamerat e sigurisë. Pas prangosjes i ndaluari ka qëndruar në një stol derisa ka mbërritur makina që e shoqëroi. Në momentet e pritjes aty kanë kaluar dhe shokë të tij që kanë komunikuar me policinë për arsyen e ndalimit.

Gjatë rrugës për në komisariat ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Pas mbërritjes në komisariat ku po ashtu ka kamera duke parë që gjendja mund të rëndohej deri në mbërritje të ambulancës është transportuar nga vetë policia në spitalin e traumës ku ka mbërritur me puls të dobët dhe pas disa minutash ka ndërruar jetë.

Lear Kurti është fëmijë i vetëm, ndërsa jetonte tek ish-parku i autobusëve. Ka pasur episode të tjera të ndalimit në polici pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, sipas policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME