Categories Showbiz

E njohu në “Facebook”, djali i shpreh live në studio dashurinë vajzës, por nuk i shkon siç e priste

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” kemi parë shumë histori dashurie ku personazhet janë njohur nëpërmjet bisedave telefonike ose rrjeteve sociale.

I tillë ishte edhe rasti i mbrëmjes së sotme, ku Arjani nëpërmjet rrjetit social “Facebook” kishte njohur Elmën dhe kishte filluar të bisedonte me të. Ai rrëfeu se kishte rënë në dashuri edhe pse nuk ishin takuar asnjëherë, por sipas tij Elma kishte filluar të distancohej dhe bisedat nuk ishin më si më parë.

Për këtë arsye Arjani i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” sepse dëshironte që takimin e tij të parë ta bëntë publikisht në emision dhe jo në ndonjë kafene, me shpresën se do t’i fitonte zemrën Elmës.

Nga ana tjetër Elma tregoi historinë se si ishte njohur me Arjanin dhe që mesazhet e dërguara nga ajo ishin vetëm për mirësjellje. Ajo rrëfeu se i’a kishte shpjeguar Arjanit dhe se nuk i ka dhënë shkak atij për të menduar se midis tyre pasur diçka më shumë sesa thjesht miqësi. “Me Arjanin nuk është se kemi folur shumë, por unë e vlerësoj se kam parë që është artist. Edhe pse ai më shkruante romane të tëra me mesazhe, i’a kam kthyer vetëm për të mos u dukur e pasjellshme”.

Pavarësisht fjalëve të Elmës, Arjani këmbëngulte në dashurinë e tij dhe kërkonte që të takohej me të. “Nuk kam dashur kurrë që takimin ta kishim në kafe, fshehurazi të tjerëve, por këtu në studio publikisht para gjithë të tjerëve.” ,- u shpreh Arjani.

Në fund Elma e refuzoi propozimin e Arjanit duke rrëfyer se ajo ka një lidhje me dikë tjetër dhe se këtë fakt i’a ka thënë dhe atij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME