Categories Bota, Lajme

E pabesueshme, lind foshnja me 3 koka (Foto)

Një foshnjë vajzë e cila ka lindur në Indi ka shokuar keq mjekët pasi ka lindur me 3 koka. Anëtarët e familjes thuhet se janë “të sho kuar” pas lindjes së pazakontë të enjten e kaluar. Nëna e foshnjës u paraqit në një qendër shëndetësore në lagjen Etah të Uttar Pradesh, pasi kishte vuajtur dhi mbje ek streme në vendin e saj të punës duke qenë në muajin e fundit të shtatzënisë. Por të afërmit dhe mjekët mbetën jashtë mase të habitur kur nëna e re lindi një fëmijë me tre “koka”.

Foshnja ka dy zgjatime të mëdha të formuara në skeletin e pasmë, defekt i rrallë në lindje që njihet si encefaloceles. Mjekët thanë se mamaja nuk kishte përjetuar ndonjë ndërlikim gjatë shtatzënisë së saj e cila kishte qenë shumë normale.

Po ashtu treguan se do të bënin një skanim të rezonancës magnetike (MRI) për të përcaktuar gjendjen mjekësore që shkaktoi anomalinë. “Kjo është një gjendje shumë e rrallë mjekësore. Trupi i fëmijës nuk është zhvilluar plotësisht. Ne do të kryejmë një MRI skaner dhe pastaj do të kryejmë një operacion për të ndarë ‘kokat”, shpjegoi Rajesh Thakur, Kryemjeku i Spitali të Qarkut, Etah.

Edhe pse e rrallë, ka pasur raporte të tjera për lindjen e foshnjave me më shumë se një kokë, veçanërisht në vendet afrikane. Ky lloj i defektit të lindjes quhet encephalocele. Sipas NHS, një encephalocele është një lloj i rrallë i defektit kongjenital të tubit nervor, ku një pjesë e ka fkës nuk është formuar siç duhet. Pra, një pjesë e indeve të trurit dhe strukturave të lidhura janë jashtë ka fkës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME