Categories Kuriozitete, Teknologji

E pabesueshme: Nga këtu vjen interneti

Ndoshta nuk keni menduar kurrë se prej nga vijnë të dhënat e internetit që merrni çdo ditë në PC, smartfonë dhe tabletë, dhe faqet në të cilat hyni online. Për shembull, faqja që po lexoni u gjenerua në mënyrë dinamike nga një server në Provo, Utah (SHBA).Edhe më e habitshme, është se të dhënat nuk udhëtojnë nëpërmjet satelitit, por pothuajse të gjitha kalojnë përmes kabllove shumë të gjata, të vendosura në fund të oqeanit.

Kompania Telegeography ka krijuar një hartë që tregon rrugët e kabllove optike në oqeanet e ndryshme të botës.Kjo është infrastruktura që mbështet internetin dhe është ndërtuar gjatë dekadave të fundit, kryesisht me iniciativën e kompanive private, jo atyre qeveritare. Sipas Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, 97% e të gjitha të dhënave interkontinentale udhëton nëpër këto kabllo.Kohët e fundit, Amerika dhe Evropa kanë qenë të shqetësuara për mundësinë e sabotimit të mundshëm të këtyre kabllove nga shtete veçanërisht agresive, si Rusia.

Një parlamentar britanik prodhoi një raport vitin e kaluar që paralajmëroi se Rusia “vepron në mënyrë agresive” në Atlantik, ku ndodhen dhe kabllot që lidhin Evropën me SHBA-në.Një skenar i mundshëm i ndërprerjes së kësaj lidhje do të ishte katastrofike për ekonominë dhe jetën në Perëndim.Por fatmirësisht interneti është jashtëzakonisht elastik, dhe kjo vjen nga topologjia e tij. Numri i madh i nyjave me shumë lidhje garanton që, edhe nëse disa lidhje janë ndërprerë, informacioni do të gjente të njëjtën mënyrë për të arritur në destinacionin e vet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Diel 14 Dhjetor 2025

Dashi Dite e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat si t’iu vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 12 Dhjetor 2025

Dashi Asnjë planet nuk do ndikoje drejtpërdrejt ne jetën tuaj sentimentale sot dhe e ardhmja…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 4 Dhjetor 2025

Dashi Pas një periudhe kaq te gjate do rikthehet entuziazmi dhe harmonia ne jetën tuaj…

LEXO ME SHUME