Categories Lajme

E paguante 150 euro, emigranti i drejtohet policisë, pronari italian e kërcënon: Do të gropos

Në Agro Pontino, një qendër kryesore për bujqësinë në Itali, migrantët indianë kanë qenë të pranishëm që nga mesi i viteve 1980. Ata punojnë në tokë të kulluar nga kënetat që në vitet 1930, një nga projektet më të mëdha të punëve publike të miratuar nga regjimi i diktatorit Benito Mussolini.

Nën një sistem të paligjshëm, por të mirë-vendosur, ata jetojnë nën kontrollin e të quajturve “caporali”, banda administruese që rekrutojnë punëtorë fermash në emër të pronarëve të tokave. Kushtet e ashtëquajturës “punë gri” shpesh nënkuptojnë që atyre u ofrohet kontrata, por paguhen vetëm për një pjesë të punës së tyre.

I tillë është rasti i Balbir Singh, një emigrant 49 vjeçar, i cili për 6 vjet ka punuar si të ishte një skllav, dhe më në fund vendosi të ngrejë zërin duke kontaktuar me një avokat për të marrë të drejtat e tij: “Unë punoja 12-13 orë në ditë, përfshi edhe të dielat, pa pushime fare, as edhe për krishtlindje, dhe pronari i fermës më paguante 100-150 euro në muaj. Kur e mori vesh se një avokat do të më ndihmonte më tha do të v ras, do hapë një g ropë dhe do të hedh aty sepse ti je një asgjë”

Historia e Singh është ekstreme, por ajo përshtatet në një pamje më të gjerë të shfrytëzimit brutal të punëtorëve të fermave migrantë në Agro Pontino.

Një raport i OKB për këtë gjë vlerësonte në 2018 së me gjasë më shumë se 400,000 punëtorë në Itali rrezikonin të shfrytëzoheshin dhe gati 100,000 do të përballeshin me “kushte çnjerëzore”. Vetëm muajin e kaluar, një 27-vjeçar nga Mali vdiq në rajonin juglindor të Pulias pasi punoi një ditë të tërë në fusha në temperatura deri në 40 gradë Celsius.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME