Categories Lajme

E parakaloi, shoferi zbret nga makina dhe godet gruan në sy të bashkëshortit të saj

Një konflikt për motive të dobëta për pak sa nuk përfundoi me të lënduar në Elbasan.

Ngjarja u regjistrua këtë mëngjes pranë një shkolle 9-vjecare, në momentin e dërgimit të fëmijëve në shkollë. Sipas burimeve, e gjitha ka ardhur për shkak të një parakalimi me makinë.

Një mjet tip “Golf” me ngjyrë gri, i cili, drejtohej nga një grua nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, pasi ka parakaluar mjetin tip “Ford” me ngjyrë blu me targa AA 175 TE, drejtuesi i këtij të fundit nuk e ka toleruar këtë veprim.

Pasi ka zbritur nga makina për të dërguar fëmijët në shkollë ka qëlluar pa e menduar gruan e mjetit që e parakaloi gjatë ecjes.

E gjitha është parë nga bashkëshorti i gruas së dhunuar i cili ka nisur të konfliktohej menjëherë me shtetasin i cili qëlloi bashkëshorten e tij.

Fatmirësisht aty pranë ka rastisur një patrullë e policisë rrugore e cila nuk ka lejuar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka lajmëruar njësinë e specializuar. Me ndërhyrjen e këtyre të fundit u bë shoqërimi në polici i personit që goditi gruan.

E gjithë kjo skemë u pa edhe nga nxënësit e shkollës aty pranë dhe prindërit që i shoqëronin.

Në lidhje me këtë rast policia konfirmon se kemi të bëjmë me një konflikt të çastit për motive të dobëta. Sipas bluve, burri dhunues është shoqëruar në polici dhe vijojnë hetimet për këtë rast.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME