Një person nga Britania, i cili ishte mësues në një shkollë, vdiq menjëherë pasi erdhi nga një pushim në Vietnami, si pasojë e një infeksioni për të cilin mjekët thanë që ishte shkaktuar nga insektet, transmeton Gazeta Metro.
Josh, u sëmur menjëherë pasi u kthye në punë, kështu duke e dërguar atë në spital ku më pas u vendos në kujdes intensive, pasi infeksioni preku mushkëritë e tij. Mjekët i thanë familjes së tij, se bakteret që shkaktuan infeksionin ka të ngjarë të kenë hyrë në qarkullimin e gjakut të Josh, dhe janë shkaktuar nga kafshimi i insekteve.
