Categories Lajme

E pazakontë/ Historia frymëzuese e çiftit me aftësi të kufizuara që u bënë prindër 50 vjeç

Shpesh themi se filmat janë shumë të bukur për të qenë të vërtetë por ka nga ato raste që vërtetë vlejnë që historinë e tyre ta kthejnë në film. Sot do t’ju tregojmë për një çift shumë të veçantë shqiptar.

Gëzim dhe Zenepe Pirja, ishin të ftuar pasditen e djeshme në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të rrëfyer historinë e jetës së tyre. Shumë vite më parë, ata nuk njëri-tjetrin, madje ishin në prag të kurorëzimeve me partnerë të tjerë, por fati deshi që t’i bashkonte.

Të dy u përfshinë në dy aksidente automobilistike të cilat në këtë rast, u bënë shkak i mirë, përtej vështirësive, që Zenepja dhe Gëzimi të përfundonin në karrige me rrota e me shumë sfida të nisnin jetën e re. Pasi nisën të stabilizoheshin, 13 vite më parë njohën njëri-tjetrin në një qendër sociale. Disa kohë ata ishin thjesht miq, më pas u dashuruan dhe nisën bashkëjetesën, me shpresën si çdo çift për të krijuar familje e për t’u bërë prindër.

Dyshja nuk dintë kujt t’i referohej më parë, arritje e mjekësisë apo mrekulli e Zotit megjithatë kushdoqoftë që i ‘bekoi’, bëri që rreth një vit më parë, Zenepja 50 vjeçare të ngelej shtatzënë e pas një shtatzënie jo fort të lehtë, solli në jetë vogëlushen El’Anna, e shëndetshme dhe ia ka pasuruar jetën.

Gëzimi dhe Zenepja me një lumturi që i shprehet në fytyrë treguan se ndihen më të realizuar e më plotë se kurrë më parë, duke dhënë kështu një mesazh shumë të rëndësishëm. E kotë të përmendim se sa shumë i preku historia e tyre të pranishmit në studio por me patjetër edhe shikuesit përtej ekranit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME