Categories Kuriozitete

E pazakontë! Lind qeni me një sy, dy gjuhë të gjata dhe pa hundë

Amie de Martin, nga provinca Aklan në Filipine ka treguar se qeni i saj ka lindur dy këlyshë, pavarësisht se ishte në menopauzë.

Këlyshi i parë ishte normal, por qenushi i dytë ishte i keqformuar. Pamjet e publikuara tregojnë se qenushi ishte me një lëkurë të zbehtë dhe në luftë për të marrë frymë. Ai gjithashtu ka dy gjuhë të mëdha që dalin anash gojës. Ai shihet vetëm me një sy në mes të ballit dhe nuk ka hundë.

Kylyshi i porsalindur nuk pinte dot qumësht nga nëna e tij dhe Amie i dha qumësh pluhuri me pikatore. Më pas e çoi tek veterineri duke shpresuar që qenushi i quajtur Ciklop do mbijetonte. Sidoqoftë, Ciklopi nuk ia doli dot dhe ngordhi sepse nuk merrte dot frymë ashtu siç duhej.

Veterineri tha që qeni nënë mund të kishte ngrënë toksina gjatë shtatzënë gjë që shkaktoi gjendjen e këlyshit tjetër.

“Veterineri tha që nëna e Cyclops me siguri ka ngrënë diçka toksike. Por nëna e Cyclops është një qenush në menopauzë, kështu që kjo mund të ketë qenë një arsye tjetër. Ciklopi nuk mund të pinte qumësht prej saj. Na u desh ta ushqejmë duke përdorur një pikatore dhe me qumësht pluhur”, është shprehur Amie.

Në vend që të varroste këlyshin e ngordhur në kopsht, Amie vendosi ta ruajë atë në një kuti qelqi për të kujtuar. Besohet se këlyshi ka një gjendje të rrallë të quajtur Cyclopia, e cila prek gjitarët dhe kafshët e tjera. Mund të shkaktohet nga një defekt gjenetik ose toksina që ndikojnë në zhvillimin e trurit. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME