Categories Lajme

E pazakontë në ditën e Pavarësisë/ Kolegji në Angli me 370 studentë nga e gjithë bota, ul flamurin e tij dhe ngre atë shqiptar

Jo vetëm artistët, sportistët dhe vipat shqiptarë na bëjnë të ndihemi krenar, pasi janë studentët tanë të shkëlqyer që studiojnë në kolegjet dhe universitetet më të mira të botës, që japin shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, kolegji “UWC Atlantic College” në Angli, me 370 përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, mes të cilëve vetëm një studente nga Shqipëria në shenjë respekti për këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar, ka ngritur në çatinë e tij, flamurin Kuq e Zi.

Viola Gashi, studentja nga Durrësi, ka treguar për “Faxweb.al”, se inisiativa është marrë nga vetë ajo në bashkëpunim me drejtorin e shkollës dhe stafin, duke bërë të mundur kështu valëvitjen e flamurit shqiptar në institucionin e dijes “UWC Atlantic College” në Wales të Anglisë. Viola tha për “Faxweb.al” se ajo ka pasur mbështetje edhe nga kolegët për ngritjen e flamurit. Kolegji në nder të festës së Pavarësisë dhe mbështetje të studentes nga Durrësi, ka ulur sot flamurin e Wales dhe ka ngritur atë shqiptar.

Ky është një nga rastet, kur studentët ekselentë shqiptarë, me sjelljen dhe rezultatet e shkëlqyeshme, na bëjnë të ndihemi krenarë. Viola Gashi, tha se po investon për shkollimin e saj në Britaninë e Madhe, me shpresën për tu rikthyer në Shqipëri dhe për të investuar dijen e saj. Ajo shprehet se në videon e saj ka shkruajtur “Bac, u kry!”, në shenjë nderimi dhe respekti për heroin legjendar Adem Jashari, i cili ka datëlindjen në të njëjtën ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME