Categories Lajme

E përjashtoi nga PD, Berisha fton Bashën në “përballje”: Të vijë ku dhe si të dojë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se nuk ka patur asnjë lloj komunikimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha pas përjashtimit nga partia që ai vetë themeloi.
“Jo, asnjë komunikim. Nuk ka tentuar, nuk kam tentuar” tha ai.

Lideri i PD-së tha pak ditë më parë se është gati të takojë Berishën, por a do ta mirëpriste ish-kryeministri? “Për cfarë do të takohemi? E ftoj të vijë në takime me aktivistët, simpatizantët e PD-së, jam i hapur. E ftoj të vijë, ku të dojë si të dojë. Cilido. Sali Berisha po bën gjithçka për të shpëtuar PD-në” tha ai te Syritv.

I pyetur nga gazetarët nëse e synon rikthimin në krye të PD-së, a e mund Edi Ramën, Sali Berisha u shpreh “Unë po çuditem si pyet? Jashtë cdo lloj diskutimi. Po si fitoi ai (Rama), u përpoq gjithë kohën me fushata negative dhe dështoi. Në 2005, 2009, 2011. Ishte gjeni i negativitetit, i bënte spotet me 1997.

Edi Rama mori modelin tim të premtimit, unë e kam pas premtimin, por unë e mbaja. Edi Rama në vitin 2013 bëri 63 premtime, nga të cilat disa ngjisnin, shëndetësia falas, ngjiti. Ulja për ushqimin, zhdukja e listave…i rreshtoi… Dhe fitoi zgjedhjet. Tani ja kanë pirë lëngun” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME