Categories Lajme

E përlotur, infermierja tregon situatën dramatike në Itali: Njerëzit nuk arrijnë të…

Një infermiere në Milano ka shpjeguar situatën brenda spitaleve në Itali. E përlotur, ajo u bëri thirrje njerëzve që të bashkuar të luftojnë virusin. Në rrëfimin e saj, Daniela Confalonieri thotë se situata është dramatike.

“Për fat të mirë në departamentin ku jam unë është më qetë. Por lajmet që vijnë nga kolegët më thonë se situata është shumë e rënduar. Pjesa më e vështirë është që njerëzit të kuptojnë rekomandimet e dhëna nga qeveria, sidomos të moshuarit. Ata nuk i kuptojnë ato. Nuk e shohin rrezikun dhe e nënvlerësojnë atë. Shumica e njerëzve veprojnë kështu”, thotë ajo në një video të shpërndarë edhe nga Zëri i Amerikës.

“Në vazhdimësi u shpjegojmë, u japim maska nga spitali. Por furnizimeve tona po u vjen fundi, lëngjet dhe spërkatësit e dezinfektimit dhe maskat”, shton ajo.

Madje, sipas saj, njerëzit nuk arrijnë të gjejnë furnizime as në barnatore.

“Shumë prej tyre kërkojnë falje kur vijnë, sepse nuk kanë gjetur maska. Është situatë e rënduar. Sa i përket stafit, doktorët po bëjnë gjithçka që është e mundur, duke u munduar të mësojnë njerëzit si të veprojnë, si të përdorin dorezat, maskat dhe gjithmonë duke i këshilluar që vetëm kur u duhet patjetër të dalin në ambiente të jashtme”.

Ajo vë në pah faktin se njerëzit nuk po e kuptojnë rrezikun. “Sot ka më pak njerëz në rrugë, por deri dje një park i madh në Milano ishte i mbushur me fëmijë. Kjo nuk është një gjë e mirë. Pra njerëzit nuk po e kuptojnë rrezikun”, ka thënë më tej infermierja italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME