Categories Lajme

E pranon Balluku: Pezullohet tenderi për aeroportin e Vlorës, kjo është arsyeja

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku tha sot se është pezulluar tenderi për Aeroportin e Vlorës për shkak se një prej operatorëve ka ankimuar tenderin. Sipas Ballukut kjo është një e drejtë që e ka çdo kompani, dhe nuk mund të mohohet nga qeveria. Ministrja tha se kjo periudhë kohe do të përdoret nga qeveria për të parë më mirë ofertat.

Mësohet se një nga 2 kompanitë fituese (Global Technical Mecanics) të koncesionit për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ka ankimuar tenderin më 21 dhjetor të këtij viti ndërkohë që gara mbyllej zyrtarisht më datë 23 dhjetor pas një shtyrje 9 mujore për shkak të pandemisë.

Ky ankimim do të zgjasë edhe procedurën tenderuese, pasi Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk mund të shqyrtojë asnjë nga ofertat e bëra pa u shpallur vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik lidhur me ankimimin.

Praktikisht ky ankimim do të zgjasë në kohë edhe shpalljen e fituesit që ishte parashikuar të bëhej i ditur në mes të muajit janar 2021. Në ditën e rihapjes së tenderit Ministrja Belinda Balluku tha se pas mbylljes së garës do duheshin dy javë për të shpallur ofertën fituese. Arsyet e ankimit të tenderit nuk janë bërë të ditura, por shkak mund të jenë bërë kriteret e vendosura në tender.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Fier-Patos, makina përplas biçiklistin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos (30 mars), me pasojë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Qeni qëllohet me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar

VLORË – Një krim makabër ndaj një qenieje të pambrojtur ka tronditur opinionin publik në…

LEXO ME SHUME