Categories Showbiz

E pushuan nga puna se hëngri një mollë, Malda tregoi se…

“Dashuri e hidhur” është një prej këngëve më të preferuara të Top Fest 3, në Top Channel, dhe prezantohej nga një vajzë me shumë stil nga Kosova, Malda Susuri. Të gjithë e memorizuan portretin e saj, ashtu si edhe zërin e veçantë. Pas atij interpretimi vijuan edhe të tjerë, por tani Malda është shkëputur nga muzika për t’u marrë me projekte të tjera artistike.

Malda pasditen e djeshme ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, pas shumë viteve mungesë në një ekran shqiptar. Një ekspozitë që ka për qëllim promovimin e të drejtave të grave në Kosovë e risolli Maldën në qendër të vëmendjes, por ishte një histori, në dukje qesharake, që asaj i vlejti si një muzë frymëzimi për atë që do bënte më pas.

Malda tregoi se ngjarja që i ndodhi në ambientet e punës u kthye në arsyen që e nxiti të ideonte këtë projekt. Konsumi i një molle gjatë orarit të punës ishte justifikimi që drejtoresha e saj kishte përdorur për ta pushuar nga puna, ndaj Malda vendosi që figurën e mollës ta bënte patjetër pjesë të projekteve të saj shkruan shkruan Class.

Siç tregoi ajo, në një studio videografike, në regjinë e një televisioni, ajo kishte ngrënë një mollë që asaj dhe kolegëve ua solli një i ftuar (ishte rregull që të mos hanim ushqim aty brenda…. ): “Isha duke punuar kur erdhi një mysafir që na solli disa mollë. E hëngra mollën bashkë me disa prej kolegëve të tjerë dhe drejtoresha mori vendim për të mbledhur grupin e punës, sepse kisha ngrënë mollën. Ishte një vendim qesharak, nuk mundesha ta besoja…”, – tregoi Malda.

Pas kësaj, gjithçka që do bënte do të kishte muzë mollën: “Gjithçka që bëja, doja ta lidhja me mollën. Në internet pashë që molla ka shumë referenca të mira shkencore, pastaj edhe ekspozita me mollë, pastaj hulumtime të tjera duke filluar që nga Adami dhe Eva, besimet fetare, historia e artit si është prezantuar molla në raport me gruan, si mëkatare etj.

Molla e mëkatit, molla e helmuar e Borëbardhës apo molla e Evës nuk paskan qenë të vetmet simbole. E lidhur pazgjidhshmërisht me gruan, molla paska ardhur edhe në ditët tona si mëkatare. Derisa ende ka mes nesh shefa që të pushojnë nga puna sepse hëngre një mollë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME