Categories Lajme

E puthën mysafirët, foshnja merr her.pes dhe nuk ha as pi

Kujdes: Fotografitë mund të jenë shqetësuese për disa nga lexuesit tanë! Një nënë ka paralajmëruar prindërit të mendojnë dy herë para se t’i lënë të afërmit të puthin foshnjat e tyre, pasi vajza e saj kontraktoi herpes nga një anëtar i familjes.

Katie Taylor, 34 vjeç, nga Sunderlandi i Britanisë së Madhe, vërejti se plagë të lehta po zhvilloheshin rreth gojës së vajzës së saj 10 muajshe, Lily, transmeton lajmi.net. Foshnjat mund të vdesin nëse kontraktojnë llojet e virusit herpes, të cilat shkaktojnë plagë të lehta ndërsa janë në moshë të hershme.

Lily, e cila bëri një shërim të plotë dhe u kthye në normalitet në qershor, kishte aq shumë dhimbje, sa që përjetoi vështirësi edhe të hante e të pinte. Taylor, e cila ka dy fëmijë të tjerë të moshës tetë dhe 14 vjeç, tha se nuk e di se si foshnja e saj kapi infeksionin, por beson se ajo erdhi nga një i afërm që puthi fytyrën e saj. Ajo tha se u deshën katër javë që plagët të largoheshin plotësisht dhe tani dëshiron të rrisë vetëdijen në lidhje me rreziqet për prindërit e tjerë. Për ta arritur një gjë të tillë, ajo ka publikuar edhe disa fotografi përgjatë kohës kur Lily kontraktoi herpesin.

  

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME