Categories Teknologji

E quajtën “Porsche e Parë”, doli në ankand për 20 milionë dollarë

“Type 64” e vitit 1939, u quajt si makina e parë e Porsche, prototipi i parë që u pasua nga marka e famshme, dhe u nxor në ankand këtë të shtunë për 20 milionë dollarë, në Monterej, Kaliforni. Por ankandi nuk u krye, për shkak se vetë kompania “Porsche” ndërhyri nëpërmjet zëdhënësit të  “Muzeut Porsche”, dhe thanë se kjo makinë nuk është  në fakt “Porsche”.

Ngatërresa vjen prej bashkëpunimit që ka pasur Ferdinand Porsche, themeluesi i kompanisë, me markën “Volkswagen”. Porsche dizenjoi makinën e parë popullore të Volkswagen-it, “Beetle”, modeli që mban rekord për jetëgjatësinë më të madhe në prodhim, shkruan Top Channel.

Kur Ferry Porsche, djali i Ferdinand Porsche, shiti makinën “Type 64”, në kontratë ishte shkruar “Volkswagen Sport”. Por zëdhënësi i muzeut, edhe pse tha se kjo makinë nuk është e tillë, e pranoi që përfaqëson ADN-në e Porsche.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME