Categories Showbiz

E quajti xhaxhi, Kujtim Gjuzi shpërthen ndaj Linda Reit: Të bëj 50 pompa fizike në tokë, por me ty s’ka shans se je…

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është përfshirë në debat me Linda Rein. Në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora, Gjuzi e quan skandaloz faktin që Linda është kthyer nga mashkull në femër, ndërsa ajo e ironizon duke i thënë se të kishte fëmijë si ai, do ishte dëm i madh.

Pjesë nga debati:

Artur Zheji: Po të bëje një zgjedhje për tu pranuar nga të tjerët, si do bëheshe?

Linda Rei: Si ai xhaxhi.

Kujtim Gjuzi: Xhaxhi i bën nja 50 pompa në tokë fizike, por me ty nuk ka asnjë lloj shansi sepse ke kaluar nga mashkull në femër dhe kjo është skandaloze.

Artur Zheji: Pse qenka skandaloze?

Kujtim Gjuzi: Këtu duhet parë në të gjithë analizën, duhet ta shohin antropologët se çfarë ke bërë ti.

Linda Rei: E di atë shprehjen kur fut një elefant në një dyqan kristali?

Artur Zheji: I thyen të gjitha ajo. Dhe ky i thyen të gjitha qelqet.

Linda Rei: Të gjitha. Një duartrokitje. Ke të drejtë. Bravo.

Artur Zheji: E bëre nervoze Lindën që në fillim.

Kujtim Gjuzi: Është mashkull, prandaj është i dhunshëm. Është mashkull në brendinë e saj.

Artur Zheji: Ti vërtetë je kryetar i Partisë Konservatore. Që nga përkufizimi, të jesh konservator do të thotë të ruash. Çfarë ruan ti? Linda foli për revolucionin, për zhvillimin. Ti je anti zhvillim?

Kujtim Gjuzi: Unë njoh Zotin. Dhe Zoti e ka bërë mashkullin dhe femrën që të rrinë bashkë dhe të riprodhojnë. Kjo do ti përkasi sonte pastorit me një konsideratë të veçantë. Më fal, kush është Linda këtu?

Artur Zheji: Linda është vetvetja.

Kujtim Gjuzi: Vetvetja? Ajo nuk është në gjendje të bëjë asgjë. Dhe ka bërë dëmin më të madh.

Linda Rei: Imagjino të më lindte një fëmijë si puna jote. Do ishte një dëm i madh për mua.

Kujtim Gjuzi: Unë i kam katër, por ti nuk ke shans të bësh asgjë.

Linda Rei: Po, por si dua. /Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME