Një djalë e ka sulmuar me thikë nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në Leposaviq të Mitrovivës. Nëna e lënduar ka përfunduar në spitalin e Mitrovicës së Veriut.
Ajo ka pësuar disa gërvishtje në dorë dhe pas tretmanit është liruar nga spitali. Ndërkohë djali i saj agresor nuk është kapur ende nga policia. Kështu rasti po vazhdon të hetohet.
