Një gjarpër i rrallë me dy koka është zbuluar në SH.B.A. dhe ai quhet Double Dave.Gjarpri helmues u gjet në një pyll në New Jersey dhe ka dy koka që punojnë në mënyrë të pavarur, katër sy dhe dy gjuhë.
Dave Schneider dhe kolegu i tij, i cili quhet gjithashtu Dave, gjetën krijesën dhe kështu vendosën ta emëronin në bazë te emrave të tyre. Gjarpri është i gjatë 8-10 inç dhe ka koka që punojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, që do të thotë se shpesh është i ngadaltë, sepse kokat luftojnë se në cilin drejtim të marrin trupin.
Kjo çështje do të thotë që Double Dave nuk ka të ngjarë të mbijetojë në natyrë, kështu që gjarpri është rivendosur në robëri.Gjarpërinjtë me dy koka janë të rralla por ato janë vërejtur edhe disa herë më parë. Kokat janë të njohura për të luftuar njëra-tjetrën mbi ushqimin, pasi ato nuk e kuptojnë se është duke shkuar në të njëjtin sistem tretës.Zakonisht njëra kokë është më e zhvilluar se tjetra, kështu që merr më shumë vendime.Mbajtja e gjallë e një gjarpri me dy koka mund të jetë e vështirë nëse nuk bashkëpunojnë.
Shumë kultura i konsiderojnë kafshët me dy koka që i paraprijnë asaj se një fatkeqësi do të ndodhë.Për fat të mirë ato nodhin vetëm në rreth një në 100,000 lindje të gjalla në natyrë.Një gjarpër tjetër me dy koka u kap në kamerë kohët e fundit në Bali, por ishte shumë më i vogël se Double Dave.