Categories Kuriozitete

E shitën për 30 euro, por nuk e dinin që ky objekt vlente 500.000 dollarë

Një tas i vogël i blerë për vetëm 35 dollarë, rezultoi të jetë një tas i rrallë kinez që i përket shekullit të 15-të. Tasi i bardhë prej porcelani, u pikas nga një person i panjohur i entuziasmuar pas gjërave antike dhe kërkoi menjëherë një vlerësim. Ekspertët thanë se vlera e tasit shkonte nga 300.000 deri në 500.000 dollarë, raporton BBC. Mendohet se gjithsej janë 7 tasa të këtij lloji dhe pjesa tjetër e tyre ndodhen në museum.

“Ishte menjëherë e qartë për të dy ne që po shikonim diçka me të vërtetë shumë, shumë të veçantë,” i tha agjencisë së lajmeve Associated Press Angela McAteer, një eksperte mbi qeramikat kineze në ankand.“Stili i pikturës, forma e tasit, madje edhe ngjyra e kaltër është mjaft karakteristike për atë periudhë porcelani të hershme, në fillim të shekullit të 15-të,” shtoi ajo

Tasi ka një diametër 16 centimetra dhe përmban piktura me lule blu dhe një dizanj të ndërlikuar rreth buzës. “Të gjitha karakteristikat dhe shenjat dalluese e identifikojnë atë si një produkt të periudhës së hershme, dinastia Ming,” tha McAteer.

Mbetet mister se si u gjet tasi dhe u shit në një treg në Connecticut. Mendohet se ai ka kaluar brez pas brezi nga gjeneratat e të njëjtës familje. “Është mjaft befasuese që thesare si këto mund të zbulohen ende,” tha McAteer.“Është shumë emocionuese për ne si specialistë kur zbulojmë diçka që nuk e dinim se ekzistonte.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME