Categories Showbiz

E shkuara e errët e Lauretës, me zë të dridhur e lot në sy rrëfehet në Për’puthen: Kam përjetuar ankth e stres

Laureta Zyba është konkurrentja më e re e Për’puthen. Ajo është përfolur për të kaluarën e saj rreth 4 vite më parë, ku ra në prangat e policisë kosovare pasi u kap me tre persona që akuzoheshin për vrasje të kryera jashtë vendit.

Që kur u bë pjesë e programit, u komentua shumë për të shkuarën e errët dhe Laureta ka folur në puntatën e sotme të Për’puthen Prime. Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, u shpreh se ka përjetuar ankth e frikë nga shkrimet në portale. Edhe motra e saj, Rrushja nuk ka mbajtur dot lotët.

Ndërsa gjatë rrëfimit, Laureta tha se gabimi më i madh për të ka qenë dashuria.

Laureta: Më keq e kam përjetuar tani se kur më ka ndodhur historia më parë. Është diçka që sfidat të bëjnë njeri më të fortë, më me karakter, por janë disa dhimbje që të shërojnë e të japin mësim. Këto portalet janë bërë jo vetëm stresin që ma kanë krijuar, ankthin, por dhe e kam një frikë.

Rrushja: Ka qenë javë shumë e keqe, por do të dalë e vërteta se si është motra ime, çfarë ka bërë motra ime. Është një njeri me zemër shumë të madhe. Më fal se kam shumë emocione.

Laureta: Gjëja më e rëndë është që ripërsëritja e historisë, e di ku kam ardhur dhe pse kam ardhur dhe e kam ndjerë ta heq këtë ankth brenda vetes se kam vite që po e përjetoj.

Rrushja: Merr frymë thellë, qetësohu.

Laureta: Njerëzit e gjallë gabojnë. Gabimi më i madh në jetën time ka qenë dashuria. Ajo është gjithçka kam përjetuar në atë kohë. Dhe fakti i ndodhisë dhe para gjyqit nuk më është trembur syri se e kam ndjerë veten të pafajshme se ndoshta gabova, por nuk është se jam ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME