Categories Lajme

E shoqëroi në ko misariat, 25-vjeçari i zë pritë policit

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gramsh pasi i zuri prit një punonjësi policie që e kishte shoqëruar në Komisariat një natë më parë.

25 vjeçari me iniciale E.Sh., u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë mbrëmjen e së dielës (18 gusht) pasi ishte konfliktuar me disa persona të tjerë gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh dhe në përfundim të veprimeve është lënë i lirë.

Por i riu në bashkëpunim me shokun e tij, 24 vjeçarin me iniciale K.B., gjatë ditës së sotme (19 gusht) i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat dhe kanë tentuar ta godasin.

Në ndihmë të policit ka ardhur Patrulla e Përgjithshme duke  arrestuar dy shokët.

“25 vjeçari E.Sh., në bashkëpunim me 24 vjeçarin K.B., të dy banues në Gramsh, gjatë ditës së sotme i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar  në Komisariat dhe kanë  tentuar ta godasin për shkak të detyrës .

Në ndihmë të punonjësit të policisë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme duke  bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e tyre për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Si dhe për veprën penale ” Prishja e qetësisë publike” për shtetasin E.Sh,”-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME