Categories Bota, Kuriozitete

E shpëtoi nga parku i turistëve, gruaja ruse tani del me ariun në varkë për peshkim (Fotot)

Në fotot e mëposhtme shihet një ari i murrmë i shpëtuar nga një park turistësh, që tashmë del për peshkim në varkë, bashkë me pronaren e tij. Ariu Arçi dhe Veronika Dichka preferojnë shumë të peshkojnë së bashku në liqenet e zonës së tyre Novosibirsk, në Siberinë jugore. Veronika e mori Arçi kur parku i turistëve ku ai banonte u mbyll dy vjet më parë, dhe tashmë e mban si kafshë shtëpiake.

Çifti i pazakontë, bashkë me miq të tjerë kenaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit teksa shihen që peshkojnë me kallamë në duar, dhe më pas Veronika që përqafon mikun e saj leshtor.

Me kallamin në dorë Veronika pret që peshqit të bien në grep, ndërsa Archie arrin t’i rezistojë tundimit të hidhet në ujë për ta kapur vetë ushqimin e tij.  Veronika thotë: “Ai më konsideron si anëtare familjeje, ne hamë bashkë dhe ai fle në krahët e mia kur ka frikë. Ndodh shpesh që fshihet prapa meje.

Ne e shpëtuam atë nga parku por nuk mund ta lëshonim në botën e egër pasi ka jetuar gjithë jetën me njerëzit. Arçi kalon gjithë ditën me ne dhe është i dashuruar me ujin. Atij i pëlqen shumë kur e çoj në vende të reja dhe ky sesion fotosh ishte shumë zbavitës për të”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME