Categories Lajme

E trishtë! Bregdeti i Vlorës shndërrohet në ‘kosh plehrash’, Leli mbledh ekipin dhe ia nisin pastrimit

Në “kosh mbeturinash” është shndërruar bregdeti i Vlorës, në një kohë kur kryetari i Bashkisë Dritan Leli i është futur punës “me kokë” për pastrimin e ambienteve publike.

Karrige pa pronarë, shishe që i duhen 450 vite për t’u dekompozuar dhe solucione pastrimi boshë, kanë mbuluar rerën e bregdetit të Vlorës, pasi dallgët si sollën ato nga moti i keq. Disa ditë më parë kryebashkiaku i Vlorës është “kapur” duke i hedhur soliucion rrugës për ta pastruar, ndërsa edhe ditën e sotme bashkë me ekipin e tij kanë mbledhur mbeturinat nga bregdeti i Vlorës, pas pamjeve dramatike të puyblikuara më herët.

Kryeministri Edi Rama ka nisur aksionin e pastrimit pikërisht në Vlorë, në Pyllin e Sodës, për ta shtrirë atë në të gjithë territorin shqiptar. Gjatë fjalës së tij ai nuk la pa thumbuar edhe Dritan Lelin duke thënë se në vend që Vlora të ishte model është kthyer në shembullin më të shëmtuar të abuzimit me mjedisin. Pas këtij momenti Leli nisi “aksionin” tij në qytetet.

Për fotografinë e bregdetit të Vlorës të “pushtuar” nga plehrat, ka reaguar kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, i cili së bashku me ekipin e tij dolën për aksionin e radhës së pastrimit. “Kushtet e motit nuk i kontrolloj dot”, ka shkruar ai, ndërsa theksoi se edhe pse njuë ditë pushimi ata kanë dalë të pastrojnë “ç’kishte nxjerrë deti gjatë natës”.

Duke iu drejtuar personave që abuzojnë dhe hedhin në det mbeturinat e tyre, ai shprehet se duhet të ndërgjegjësohet duke thënë se gjithçka kthehet sërish në tryezë përmes peshkut që hamë. “Mos abuzoni me tokën, mos abuzoni me detin!”, shkruan ai në rrjetin e tij social Facebook, ku edhe ka postuar fotografitë e aksionit të pastrimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME