Categories Lajme

Koronavirusi i merr jetën radistit të njohur nga Durrësi

Covid-19 i ka marrë jetën radistit Halit Subashi nga Durrësi. 84-vjeçari nuk ka mundur t’i bëjë ballë betejës me virusin vdekjeprurës. ‘Ndahet nga jeta radisti i vjeter… Shoqata mbarekombetare detare “Adrijon”, njofton se, Ështe ndare nga jeta ne moshen 84-vjeçare radisti Halit Subashi, nuk i mbijetoi dot Covid-19 dhe Haliti.

Lamtumire njeriu dhe radisti i mire, Halit Subashi. U prehsh ne paqe! Haliti, mbasi mbaroi politeknikumin 7 nentori, sherbeu si radiotelegrafist, me perkushtim e profesionalizem, fillimisht tek r.st i Flotes Tregtare, ne vitin 1960, pastaj tek anijet “Iliria”, “Skenderbeu”, tek ambasada jone ne Egjipt dhe nga v.1979-1995,tek stacioni qendror i radios, ish Budi Durres, komanda e marines, ku dhe doli ne pension.

Haliti do mbetet ne mendjet e detareve shqiptare, si njeri i urte, qytetar shembullor, i sjellshem, i komunikueshem, i dashur dhe i respektuar.I perjetshem qofte kujtimi i radistit te vjeter, Halit Subashi!

Varrimi i te ndjerit behet në datë 9 shkurt, ora 11.00, tek varrezat e reja. Ai do mbetet perjete ne mendjet e te gjitheve qe e njohen nga afer.’- shkruan specialisti civil pranë Forcës Detare, Shefqet Kërcelli, në rrjete sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME