Categories Lajme

E trishtë, ndahet nga jeta pedagogu i njohur shqiptar

Akademiku i njohur Salvatore Bushati është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 70-vjeçare.

Homazhet do të mbahen të shtunën në sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nga ora 14.00-15.30. Akademik Bushati u lind në Tiranë, në vitin 1949, në një familje me emër si ajo e Bushatllinjve të Shkodrës.

Salvatore Bushati, inxhinier gjeofizikan, profesor, akademik u diplomua inxhinier gjeofizikan në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës (1970–1974). Punoi në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar me detyrën inxhinier gjeofizikan.

Kreu një sërë kualifikimesh pasuniversitare në Shqipëri dhe jashtë saj si në Universitetin “Pierre Marie Curie” dhe pothuaj në të gjitha vendet e Europës e më gjerë. Ka një karrierë të pasur shkencore, profesionale dhe pedagogjike. Në fillimet e para të veprimtarisë së tij ai drejton grupin kërkimor shkencor në studimet eksperimentale mbi mundësitë e përdorimit të metodave gjeofizike në kërkimin e mineralit të kromit në Shqipëri, duke vendosur bazat metodike gjeofizike, teorike dhe praktike të përdorimit të gravimetrisë e magnetometrisë në kërkimin e kromit (1974–1980), studime këto, që u konkretizuan me projektime e zbulime të shumta të kromit në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME