Categories Lajme

E varur prej bixhozit, 35-vjeçarja shqiptare i merr 300 mijë franga të moshuarit zvicerian duke i premtuar…

Një grua, sot 35-vjeçare, e cila është përgjigjur për mashtrim para Gjykatës Penale të Lucernit, sot, ka përfituar nga zemërmirësia e një të moshuari, shkruan Aargauer Zeitung.

Ajo ka marrë nga ai gjithsej 278.800 franga dhe i ka shpenzuar ato në kazino, në vend që t`i përdorte për qëllimet për të cilat i kishte marrë.

Prokurori kërkon një dënim me tre vjet burg për të akuzuarën, nga e cila ajo duhet të vuajë një vit burg efektiv, transmeton albinfo.ch. Aktakuza, e ngarkon gruan për mashtrim përmasash masive.

Ajo ishte takuar me viktimën në vitin 2013 në funksionin e saj si shitëse përmes telefonit (call Center) dhe më pas e kishte vizituar disa herë. Edhe atëherë, sipas deklaratës së tij, i moshuari i kishte dhënë asaj 36,000 franga. Ajo i kishte premtuar atij s eks në këmbim, por procedimet penale pastaj ishin ndërprerë pasi nuk mund të provohej mashtrimi.

Ndërsa pretendimet që tani janë duke u proceduar në gjyq kanë të bëjnë me vitet 2016 dhe 2017, kur e akuzuara sërish ishte paraqitur tek burri në fjalë, në një komunë rurale në Lucern dhe i kishte kërkuar vazhdimisht para. Paratë ishin, sipas saj për të paguar qiranë, borxhet e sigurimit, rregullimin e dhëmbëve, për makinë ose për dy fëmijët e saj.

Ajo bënte sikur ndodhej në një emergjencë dhe i premtonte atij fitimin nga një shitje e pronës në Kosovë. Në këtë mënyrë, sasia e parave të përfituara kishte arritur në 278 mijë franga.

Sipas prokurorit, kjo përfituese e ndihmave sociale ka hedhur në bixhoz, respektivisht në kazino, të paktën 200,000 franga të parave të marra nga plaku.

Ajo, sipas prokurorit, e kishte shfrytëzuar me qëllim të keq mirësinë e viktimës së saj.

E akuzuara nuk e mohon që ka marrë paratë nga 80 vjeçari, transmeton albinfo.ch. Por ajo mohon të ketë mashtruar atë për qëllimin e marrjes së parave dhe për aftësinë për të shlyer borxhin ndaj tij.

Burri i mashtruar thotë para gjyqit se ai nuk e ka ditur asnjëherë se ajo kishte varësi nga bixhozi ndërsa ajo thotë se i kishte treguar atij për varësinë.

Gruaja ka përfituar nga mosha, natyra e mirë dhe dëshira e burrit për shoqëri fizike, ka thënë tutje prokurori.

Ajo e dinte që ai nuk ishte në gjendje të kuptonte se ajo po e gënjente. Veprimet e saj duhet të përshkruhen si jashtëzakonisht egoiste dhe të pamëshirshme. Prandaj, prokurori publik kërkon një dënim me tre vjet burg për të akuzuarën, prej të cilëve, një vit burg efektiv.

Ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar pafajësinë për klienten e vet, përcjell albinfo.ch. Burri duhet ta ketë ditur që gruaja nuk ishte solvente (e aftë për shlyerjen e borxhit), se ajo shkonte në kazino, ishte e varur nga lojërat e fatit dhe i duheshin paratë për të paguar borxhet e bixhozit, ka thënë ai.

Ishte e padiskutueshme që paratë po derdheshin, por shuma e saktë është e paqartë, ka thënë mbrojtësi. Është e qartë se klientja e tij mund të ketë marrë 180,000 ose 200,000 franga, por në asnjë mënyrë 287,800 franga. Gjykimi do të shpallet me shkrim, në një datë të mëvonshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME