Categories Lajme

E veshur me të zeza/ Luiza Xhuvani del në publik për herë të parë pas vd.ek.jes së Gjergjit, ja aktiviteti

Aktorja e njohur shqiptare, Luiza Xhuvani, i rikthehet jetës publike pak kohë pas ndarjes nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit Gjergj Xhuvani. Pas dy muajsh që Luiza Xhuvani u rikthye në skenë, në një mbrëmje poetike me partnerin e saj skenik, Ndriçim Xhepën, fotografi i “Panorama Plus” e ka fotografuar për herë të parë në një mbrëmje gala, siç ishte ndarja e përvitshme e çmimeve “Kult”.  E veshur me të zeza dhe me trishtimin në portret që nuk i ndahej, Luiza u fotografua duke hyrë dhe pasi ishte ulur në sallë, ndërkohë që mbahej shoë i ndarjes së çmimeve. Natyrisht që ra në sy për klasin në veshje.Kujtojmë që, “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ishte vepra e përzgjedhur nga aktori i ri, Kristian Koroveshi, që riktheu në skenë në fillim të nëntorit Luiza Xhuvanin, krah mjeshtrit të skenës Ndriçim Xhepa. Lirika e dashurisë së Rumit, që mishëronte njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, erdhi në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Aktorët e skenës shqiptare premtuan emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME