Categories Lajme

E zuri korrenti duke rregulluar ndriçuesit e rrugës, humb jetën elektriçisti i bashkisë në Shkodër

Një punonjës i Bashkisë së Shkodrës ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se 54 vjeçari me inicialet SH.D ishte duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës kur ndodhi ngjarja. 54 vjeçari ishte punonjës në Sektorin e Ndriçimit në bashkinë e Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:05, shtetasi Sh. D., 54 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, punonjës i Sektorit të Ndriçimit në Bashkinë Shkodër, gjatë kohës që ka qenë duke punuar për riparimin e ndriçuesve të rrugës, në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grekut i sekuestrohen 30 kg kanabis në Kapshticë

Një operacion i përbashkët mes Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Policia Kufitare dhe Migracionit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Spanjë “Dua të vdes e bukur”, 25-vjeçarja Noelia Castillo që u hodh nga kati i pestë pasi u abuzua në grup

Një histori e rëndë dhe tronditëse vjen nga Spanjë, ku 25-vjeçarja Noelia Castillo ka vendosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset shoferi i automjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur dje në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME