Categories Lajme

Edhe në Itali/ Tre lëkundje tërmeti godasin Aquilas brenda 30 minutave

Një seri lëkundjesh sizmike janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës (7 dhjetor) në afërsi të Aquilas në Itali. Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 22:55 e shkallës 3.7 ballë me epiqendër 2 km nga qyteza Barete e me thellësi 14 km nën sipërfaqen e tokës. Pak minuta më vonë në ora 23:16 minuta është regjistruar një tjetër lëkundje në shkallën 3.4 ballë me epiqendër përsëri në Barete e me thellësi 13 km nën tokë.

Ora 23:22 minuta është pasuar nga një tjetër e shkallës 2.2 balla. Të shumta kanë qenë telefonata e banorëve në Departamentin e Mbrojtjes Civile e të zjarrfikësve. Paniku e frika ka shtynë banorët e zonës të qëndrojnë gjatë natës në rrugë.

Deri më tani nuk ka informacione mbi dëme në banesa apo persona të lënduar. Plot 10 vite më parë në Aquila një tërmet i shkallës 6.3 ballë shkaktoj 309 viktima e mbi 1600 të plagosur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME