Categories Showbiz

Edhe një titull për Michelle Obama

Ish-zonja e parë e shtetit amerikan, Michelle Obama, është gruaja më e admiruar në botë, sipas një sondazhi të fundit nga YouGov.

Fansat e Michelle Obama votuan për të në rrjete sociale. Ky sondazh intervistoi rreth 42 mijë njerëz në 41 vende. Dikush nga fansat tha:

“E admiroj Michelle Obama për disa arsye. E desha që nga momenti kur u publikuan fotografitë e saj nga shopingu në Target, si zonja e parë. E dija që ajo është si ne”.

Ndërsa, dikush tjetër shtoi se nuk është befasi që ajo u përzgjodh si njëra ndër gratë më të admiruara.

Pas zonjës Obama renditet Oprah Winfrey në vendin e dytë, aktorja Angelina Jolie në vendin e tretë dhe Mbretëresha Elizabetë II, e katërta në listë. Ndërsa, ish-sekretaresha e shtetit amerikan, Hillary Clinton, u rendit në vendin e tetë, para Taylor Swift, Maddona dhe Ellen DeGeneres. Kurse, zonja e parë e shtetit amerikan, Melania Trump renditet në vendin e 19-të.

Miliarderi Bill Gates është përzgjedhur si njeriu më i admiruar në planet, pas tij presidenti Obama. Sipas sondazhit, në vendin e 14-të është renditur presidenti amerikan, Donald Trump, ndërsa në vendin e 10-të, presidenti rus, Vladimir Putin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME