Categories Lajme

“Edhe Shqipëria është në luftë”! Protestë kundër rritjes së çmimit të naftës në Tiranë

Aktivistë të organizatës politike kanë dalë në protestë sot para Ministrisë së Infrastrukturës kundër rritjes së çmimit të naftës.

Në deklaratën e tyre ata thonë se ky është akti më i pacipë i qeverisë shqiptare ndaj ekonomisë së vendit duke bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës.

“Ky është vetëm fillimi, kjo qeveri u ka bërë naftën gjithë sektorëve dhe ne do i bëjmë naftën oligarkëve”-theksuan ata. Menjëherë pas deklaratës ata kanë përlyer me bojë të zezë muret e Ministrisë në shenjë revolte.

Deklarata e plotë: Edhe Shqipëria është në luftë. Prej kohësh qeveria dhe oligarkët i kanë shpallur luftë ekonomike popullit shqiptar, duke e vjedhur e batërdisur. Rritja e çmimit të naftës është akti i fundit dhe më i pacipë i luftës së tyre ndaj nesh.

Rritja skandaloze e çmimit të naftës po ndikon në rritjen e të gjithë artikujve të shportës ushqimore dhe në shtrenjtimin e përgjithshëm të jetesës.
Shqipëria ka naftë por atë po e kontrollon Banker Petroleum-i, kompani që deklaron humbje dhe njëkohësisht e paguan drejtorin e vet ekzekutiv plot 600 milionë lekë në muaj.

Shqipëria ka pasur dhe një rafineri të fuqishme të përpunimit të naftës në Ballsh. Por s’ka shumë që ajo është shkatërruar për skrap nga qeveria e Ramës për të favorizuar grosistët që importojnë naftën.

Sot në Shqipëri çmimi i naftës vendoset nga oligarku Shefqet Kastrati dhe një grusht ortakësh rreth tij.
Kjo qeveri jo vetëm i ka bërë naftën sektorit të hidrokarbureve, por krejt ekonomisë shqiptare. Prandaj është në të drejtën tonë t’ia bëjmë naftën. Ky është vetëm fillimi. -Poshtë shteti i oligarkëve! Organizata politike

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME