Categories Lajme

Edi Rama gjen shpëtim te Ermal Mamaqi (VIDEO)

Që kryeministri Edi Rama di ti zgjedhë mirë daljet e tij televizive këtë kemi kohë që e kemi kuptuar. Sa herë që i duhet që të rikthehet në qendër të vëmendjes së publikut si një showman ai di se ku të shkojë: Te Ermal Mamaqi apo te Arian Çani, pse jo dhe te Alban Dudushi.

Së fundi Rama pas shkarkimeve të gjysmës së ministrave dhe skandalit me Unazën e Madhe apo protestën e studentëve duket se i është drejtuar një emisioni me batuta dhe inskenime të Ermal Mamaqit.

Në një promo të publikuar në rrjetet sociale nga ana e moderatorit shihen disa sekuenca nga ajo që do të shfaqet gjatë showt të së shtunës.

Në shumë prej segmenteve Rama shihet në momente të  ndryshme të ditës, në shtrat, në zyrë, në dush, ndërsa zëri i Ermal Mamaqit që i thotë ‘’Kur do flasim” jehon në veshët e tij.

Emisioni pritet që të transmetohet në datën 5 ndërsa vetëm dy ditë më pas studentët kanë paralajmëruar rikthimin e protestave të tyre masive, pasi nuk janë dakord me zgjidhjet që u janë ofruar nga qeveria Rama. Të tentojë kryeministri që tiu fitojë zemrat disave prej tyre. Me siguri!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME