Një studente e revoltuar është shprehur se do të largohej nga salla e Universitetit Bujqësor ku ndodhet dhe kryeministri Rama për të dialoguar me studentët, pasi ata nuk ishin lajmëruar për prezencën e tij. Më tej, kryeministri ka bërë një paralelizëm të studentëve të protestës së këtij dhjetori me ato të vitit 1990 që rrëzuan regjimin diktatorial.
“Jeni shumë larg studentëve të dhjetorit tjetër, aq larg sa nuk e keni idenë. Studentët e atëhershëm kërkuan të flisnin me regjimin në tavolinë që të bënin ndryshimin e kërkuar, ndërsa ju nuk dëshironi dialog”, u shpreh Rama.