Categories Lajme

Edi Rama: Njohje për pensionet, sigurimet shoqërore dhe diplomat e studentëve në Kosovë dhe Shqipëri

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Elbasan se do të njihen sigurimet shoqërore, pensionet dhe diplomat e studentëve në dy anët e kufirit. Rama deklaroi se njohja e diplomave do të bëhet në mënyrë elektronike për të shmangur burokracitë.

“Marrëveshja që kemi sot para nesh për firmë lehtëson procedurat për marrjen e një leje qëndrimi automatike që është fare e natyrshme por u desh të uleshin dhe ta materializonin. Krijohen kushte shumë më të favorshme për të dy anët e kufirit për aksesin në tregun e punës.

Për bashkimin e shqiptarëve në një hapësirë të vetme ku shqiptarët mund të punojnë dhe të dalin në pension dhe të përfitojnë kontribut pavarësisht se ku janë në Shqipëri apo Kosovë. Njohja e sigurimeve shoqërore jep një mesazh për garantimin e çdo qytetari për të punuar dhe jetuar në cilëndo anë të kufirit. Të diplomuarit në universitetet tona do kenë njohje reciproke të diplomave në mënyrë elektronike.

Hiqet edhe diskrecioni i përgjigjes sipas dëshirës dhe mosdëshirës së burokracisë në të dy anët. Është marrëveshje inovatore. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është konsideruar prej të dyja qeverive prioritet dhe paraprija e thellimit të këtij bashkëpunimi si nevojë urgjente për të fuqizuar kapitalin tonë njerëzor është detyra jonë.

Pas nisjes së punës për hekurudhën nënshkruajmë një memorandum bashkëpunim për të filluar studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës Prishtinë. Sot ne jemi besoj me të drejtë të lehtësuar sepse hedhim një hap konkret. Jemi të bindur që në varësi të këtij studimi do të mund të prezantojmë këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani europian i investimeve.

Nga ana tjetër jemi shumë të qartë që në dy anët kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve. Jemi të vetëdijshëm që një pjesë e rëndësishme e kësaj problematike janë çështje burokratike. Më vjen mirë që firmosim sot për lehtësimin e kalimit doganor. Kemi gjetur një rezonim të plotë bashkë me kryeministrin. Jemi në kushtet kur realisht kemi një mundësi që të hapim më shumë hapësira që shërbimet konsullore të Shqipërisë dhe Kosovës të krijohen në godina të përbashkëta.

Është një racionalizim edhe i shpenzimeve sepse në këtë mënyrë mund të paguajmë më pak për të pasur hapësirat. Dhe mund të punojmë më shumë për mbajtjen gjallë të nevojave që duhen adresuar në pjesën jashtë kufijve me diasporat tona.

Koordinimi mes nesh është themelor dhe këto marrëveshje kanë një karakteristikë dhe nuk janë marrëveshje të radhës që rrezikojnë të mbeten në kalendat greke. Sot është nevoja për të zbatuar ato masa në mënyrë që nga gjithë dakordësitë në letër të kalohet në realitet tjetër në terren për mallrat dhe shërbimet që hapësira e përbashkët të jetë realisht hapësirë e përbashkët”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME