Categories Lajme

Edi Rama: Segmenti Milot-Fier do të jetë me pagesë

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i pyetur për shtatë koncesionet që janë në projektbuxhetin e vitit 2022 me vlerë 1.8 miliardë dollarë, u shpreh se këto para nuk janë nga buxheti i shteti.

Sipas Ramës, këto para janë si garanci nga shteti për riskun.

Ndërkohë lidhur me financimin e privatit në segmentet rrugore, Rama u shpreh se “segmenti Murriqan-Milot-Thumanë-Kashar-Rrogozhinë-Fier do të bëhet me financim privat dhe do të marrë para nga ata që kalojnë”.

“Të gjitha këto që përmende nuk janë koncesione që do futet para nga buxheti i shteti. Në këto që kemi sot investohet nga privati dhe shteti shlyen investimin në vite. Nuk kemi të tilla, këto që thoni ju janë koncesione me paratë e privatit. Ku në rastin e rrugëve, shteti jep garanci për trafikun. Nëse nuk plotësohet shteti bën kompensim. Këto janë para të cilat janë garanci e riskut, këto para mund të përdoren, dhe mund të mos përdoren.

Saranda nuk do të bëhet koncesion si rruga e Arbrit. Do të bëhen me paratë e privatit. Do të jenë rrugë me pagesë. Do të thotë që një segmet me pagës dhe rrugët e tjera pa pagesë.

Murriqan-Milot-Thumanë-Kashar-Rrogozhinë-Fier do të bëhet me financim privat dhe do të marrë para nga ata që kalojnë.”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME