Categories Lajme

Efektivi gati sa nuk hedh në humnerë gazetaren: Rrugaç je ti more, nuk je polic jo, je d*bil (VIDEO)

Biznesmeni nga Tirana Ruzhdi Hoxha u gjet i vrarë mesditën e sotme në periferi të Tiranës, në zonën e Qafë Mollës, Dajt. Trupi i tij u gjet i mbuluar me zhavor dhe gurë, nën një shkëmb, nga qentë e Institutit të Policisë, për shkak se autori/ët ishin përpjekut të mos linin gjurmë.

Për shkak të interesit të lartë, atje kanë shkuar gazetarët e kronikës. Teksa prisnin në rrugën e Dajtit, jashtë shirit të vendosur nga Policia, ka ndodhur një incident.

Një prej efektivëve që ndodhej pranë rrethimit është nervozuar nga mediat dhe gazetarët dhe ka shtyrë dy prej tyre. Gazetarja Anila Hoxha dhe operatori që e shoqëronte janë rrëzuar në tokë, në një rrëpirë të thellë buzë rrugës kryesore.

Kolegët e tjerë i kanë dhënë ndihmën dhe kanë nxjerr Hoxhën dhe operatorin, ndërkohë që polici ka vazhduar me arrogancë duke mos përfillur fare mediat që ndodheshin aty, sikur të mos kishte bërë asgjë. Në fakt siç duket dhe nga pamjet, asnjë prej gazetarëve nuk pengon punën e Policisë dhe qëndojnë jashtë shiritit. “Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil. Shtyn gazetarët ti injorant. Ti nuk je polic jo. Nuk je polic. Nuk ke faj ti, faj kanë ata që të mbajnë në punë. Do të denoncoj.

Shtyu operatorin. Ça është ky rrugaç more. Më hodhe në humnerë more. Nuk po bëja asgjë. Nuk po bëja asgjë. Unë jam njeri që nuk i sulmoj policët. Po qëndronim te shiriti. Na hodhi në humnerë more. Na shtyhu të dyve”, i drejtohet kolegia Anila Hoxha efektivit që e rrëzoi. (Në video, nga minuta 01.20)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME