Categories Lajme

Egjipti dënon me vdekje 37 persona. Ja për çfarë akuzohen

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje Hisham al-Ashmawy, ish-oficer i forcave speciale i shndërruar në militant dhe 36 persona të tjerë, pasi u dënuan për akuza të terrorizmit.

Ashmawy ishte kapur në qytetin libian Derna, në vitin 2018 dhe ishte dorëzuar në Egjipt majin e vitit të kaluar.

Ai është dënuar për disa akuza përfshirë edhe planifikimin e sulmit të vitit 2014, ku u vranë 22 ushtarë pranë kufirit me Libinë dhe për përfshirjen e tij në tentim-vrasjen e ish-ministrit egjiptian të Brendshëm, u tha në një deklaratë të ushtrisë së Egjiptit, raporton Rel.

Ashmawy ka udhëhequr grupi Ansar Bayt al-Maqdis, që konsiderohet grupi më aktiv i militantëve në Egjipt, para se të shpallte besnikërinë e tij për grupin militant Shteti Islamik në vitin 2014.

Të 36 personat e tjerë që kanë gjykuar së bashku me Ashmawy po ashtu janë dënuar nën akuza për terrorizëm.

Sipas ligjeve në Egjipt, ky vendim i është referuar Myftiut të Madh të vendit, pasi ai vendos për çdo dënim kapital.

Seanca e re për konfirmimin e vendit është caktuar më 2 mars, pasi Myftiu i Egjiptit të japë mendimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME