Categories Bota

Ekipi i ekspertëve të OBSH-së në Wuhan: “Kemi mbledhur prova se nga se është shkaktuar Covid-19”

Një ekip ekspertësh nga OBSH-ja, i cili po studion vendin ku shpërtheu Covid-19 në Wuhan, kanë një qasje të paqartë akoma sesi nisi kjo gjë. Sipas media të huaja, ekipi i ekspertëve po heton sesi nisi e gjithë kjo pandemi, e cila ka marrë jetën e më shumë se dy milionë njerëz që nga fillimi i saj deri tani në gjithë botën.

Sipas “Mirror” ekipi i ekspertëve kishte leje që të fliste me qytetarët dhe se nuk kishin ndonjë pengesë nga autoritetet kineze që ta vazhdonin këtë gjë për të gjetur prova në lidhje me origjinën e virusit. Zoologu britanik Peter Daszak i tha CNN se ato po gjejnë prova dhe se do i grumbullojnë bashkë që të arrijnë në përfundime më të qarta dhe të sakta.

Në lidhje me vendin ku shpërtheu ky virus ekipi është pyetur edhe në lidhje nëse është e vërtetë që virusi shpërtheu nga një laborator aty, ato kanë thënë që: “Nuk ka asnjë provë për këtë – por është diçka për të cilën kemi biseduar me njerëzit në laboratorin e Wuhan”. Shpresohet se hetimi që po bëjnë ekipi i ekspertëve nga OBSH-ja do hedhë dritë mbi origjinën e këtij virusi dhe sesi nisi apo nga çfarë u shkaktua që po shkatërron botën gjatë 12 muajve të fundit.

“Ne jemi akoma duke bashkuar prova, kështu që ne po shikojmë provat e kafshëve, çfarë është shitur në treg dhe nga erdhi, cilat lloje kafshësh janë ato”. Ekipi i ekspertëve ka përfunduar hetimet në Wuhan dhe tani po analizojnë të dhënat e grumbulluara që të japin dhe më pas një përmbledhje mbi përfundimet e tyre në një konferencë para se të largohen nga aty.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME