
Një dëshmi tronditëse vjen nga zona e Mushatit të Lopsit, në Çamëri, ku e vërteta e pronave shqiptare po sfidon kohën dhe reformat e dikurshme. Edhe pse kanë kaluar dekada nga pseudoreforma e vitit 1961, arkivat dhe njoftimet zyrtare të Bashkisë së Filatit nuk e fshijnë dot historinë.
Në zonën ku derdhet lumi Kalama, pas malit të Mashinicës, shtrihen kullotat e përbashkëta të Mushatit të Lopsit. Sot, ky territor është kthyer në një rezervat natyror, por prapa bukurisë së egër fshihet një problem i mprehtë pronësie. Çdo vit, gjatë muajve dhjetor dhe janar, Bashkia e Filatit nxjerr në tender parcela tokash për kullotje, por me një detaj që bën diferencën: Emri i pronarit nuk ka ndryshuar.
Sipas njoftimit zyrtar të Bashkisë: “Jepet me qira toka në Mushat e Lopsit, në kuadratin 143, me pronar Veip Sulejmani, qytetar me nënshtetësi greke dhe kombësi shqiptare”.
Ky rast tregon se pavarësisht tentativave për tjetërsim, toka “vazhdon të kërkojë të zotin” dhe dokumentet greke e njohin zyrtarisht origjinën e pronës. Ky lajm vjen si një thirrje për vëmendje ndaj kauzës çame dhe të drejtave të patjetërsueshme mbi truallin prindëror.
Categories
Lajme
EKSKLUZIVE/ Toka që “kërkon të Zotin”: Bashkia e Filatit nxjerr në tender pronat e çamëve, dokumenti që zbulon emrin e Veip Sulejmanit
