Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim akcizën me 20%.”. Kur e dëgjon në parim, duket si një lehtësim i madh, por kur bën llogaritë, kursimi nuk është më shumë se rreth 600 lekë në muaj. Lëvizja e qeverisë për uljen e akcizës me 20% nuk duket se do të sjellë ndonjë lehtësim të ndjeshëm për përdoruesit e “arit të zi”.

“Nuk e di mbi çfarë baze janë bërë llogaritjet nga ana e qeverisë, por pikëpamja ime personale është që akciza duhet hequr komplet. Akciza është ajo që e dyfishon çmimin e naftës. Nëse nafta në tregun global, para konfliktit, ishte 60–65 lekë për litër, akciza e çonte në 100 lekë, pastaj futej edhe TVSH-ja, që e çonte në 120 lekë,” shprehet eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në arkën e shtetit u futën rreth 300 milionë euro nga të ardhurat prej akcizës mbi naftën. Sipas përllogaritjeve, arka e shtetit do të humbiste vetëm 3.3% të totalit të të ardhurave.

“Problemi është se buxheti i shtetit po shpërdorohet. Paratë po përdoren për punime civile, por punimet janë të dobëta. Pra kemi dy variante me heqjen e taksave: ose të marrim taksa dhe të kemi një buxhet shteti të mirë, ose të mos i marrim ato taksa dhe t’ua lëmë qytetarëve që t’i përdorin paratë sipas nevojave të tyre”, thotë Enriko Ceko, ekspert ekonomie.

Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës po vazhdon rritjen në bursë, ndërsa në tregun vendas litri i naftës po tregtohet me 214 lekë për litër.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, sot intervistat e 14 kandidatëve

Sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME