Categories Bota

Eksportet shpëtojnë ekonominë gjermane – Rriten gjatë shtatorit, shmangin recesionin teknik

Eksportet gjermane pësuan rritjen më të madhe në thuajse dy vite gjatë shtatorit, tregojnë të dhënat më të fundit që raporton ekonomia më e madhe e Europës, duke larguar të paktën për momentin frikën e madhe të një recesioni të mundshëm.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, eksportet gjatë muajit shtator u rritën me 1.5%. Kjo është rritja më e madhe që prej nëntorit të vitit 2017 si dhe bindshëm mbi pritshmëritë e tregjeve dhe ekonomistëve që flisnin për vetëm 0.4% rritje.

Ekonomistët shprehen se, në një kohë që nuk ka asnjë pikë dyshimi se, industria gjermane është në recesion, me këto të dhëna, ekonomia në tërësi mund ta ketë shmangur një të tillë. Në rast se eksportet nuk do të ishin rritur me një hap të tillë, atëherë me shumë gjasa ekonomia gjermane do të hynte në recesion teknik në tremujorin e tretë të vitit.

Dy tremujorë me radhë në kontraktim sjellin atë që njihet si recesion teknik. Sektori i manifakturës në Gjermani po vuan ngadalësimin global si dhe pasiguritë e biznesit që lidhen ngushtë me luftën tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Të dhënat e shtatorit flasin edhe për një rritje të importeve me 1.3%. Suficiti tregtar arriti në 19.2 miliardë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME