Categories Lajme

Ekspozimi i të miturve në internet

Jo vetëm e kanë përdorur internetin që prej moshës 9-vjeçare, por 51% e fëmijëve kanë akses online sa herë që dëshirojnë. Të dhënat e dala nga një studim i UNICEF e vënë theksin tek rreziqet që interneti ka tek moshat e vogla, si bisedat me persona të panjohur, një pohim ky i dhënë nga 25% e fëmijëve të pyetur.

Shqipëria nuk bën përjashtim. Mbi 10 raste të ngacmimeve online që kanë në fokus të miturit raportohen çdo ditë vetëm në platformën isigurtë.al.

Për të ndjekur rastet e ngacmimeve në internet është hapur Qendra Kombetare për Internet të Sigurtë që trajton rastet të cilat raportohen nga fëmijët. Po cilat janë sinjalizimet më të shpeshta që vijnë nga fëmijët?

“Ngacmimet seksuale, vjedhja e identitetit, e fotografive, videove te cilat mund të përdoren më pas për t’i kërcënuar fëmijët”.

Pasi raportohen në platformën online këto raste ndiqen më tej.

“Presim raportimet nga fëmijët dhe koordinojmë punën në bashkëpunim me policinë, me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, për mbylljen, fshirjen dhe ndjekjen e këtyre rasteve. Kemi edhe marrëveshje bashkëpunimi me Youtub, Facebook, Instagamin”.

Po edhe pse 1 në 10 fëmijë ka pasur një përvojë të padëshiruar në internet, sipas UNICEF shqetësuese mbetet që prindërit kanë njohuri vetëm për 9% të këtyre rasteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME