Categories Lajme

Ekspozitë nxënësish të tre shkollave “Jani Minga” Vlorë, “Mileniumi i Tretë” Prishtinë dhe “M.M.Brico” Delchevo-Maqedoni Veriore

Në datën 23 Dhjetor u çel në Galerinë e Artit të qytetit të Vlorës ekspozita e fotografive e të rinjve të 3 shkollave të mesme të Ballkanit Perëndimor: “Jani Minga” Vlorë, “Mileniumi i Tretë” Prishtinë dhe “M.M.Brico” Delchevo-Maqedoni Veriore. Kjo ekspozitë u realizua nga Qendra Creative City në kuadër të projektit “Së bashku bëjmë një ndryshim” të mbështetur nga RYCO-Zyra e Bashkëpunimit Rajonal Rinor.

Ekspozita paraqet 3 qytetet, Vlorën, Prishtinën dhe Delchevon të fiksuara nga syri i të rinjve në 2 momente kyc të vitit 2020: gjatë izolimit të pranverës për shkak të COVID 19 me fotot nga dritarja e shtëpisë dhe në ditë normale, ku janë fiksuar potencialet natyrore dhe kulturore te 3 vendeve.

Kjo ekspozitë vjen si përmbushje e qëllimit të projektit që, SE BASHKU, të rinjtë mund të kapërcejnë pengesat dhe diskriminimin që historia ka ndjekur popujt tanë, në shërbim të pajtimit dhe bashëkpunimit, ku, diferencat bëhen vlerë dhe jo antivlerë. Ekspozita do të jetë e hapur për qytetarët deri në 31 dhjetor 2020 në Galerine e Arteve të qytetit të Vlorës, Pallati i Kulturës “Labëria”, kati 1. Respektimi i masave anti-COVID sipas udhëzimeve në fuqi është i obligueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME