Categories Lajme

Ekstradimi i Arben Ahmetajt për në Shqipëri mund të mos bëhet, avokati Beci shpjegon arsyet

Avokati Eugen Beci deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj mund të sillet në Shqipëri, nëse shpallet në kërkim ndërkombëtar, vetëm nëse autoritetet shqiptare provojnë se ndjekja e tij nuk është politike, por vetëm penale.

Beci tha se Ahmetaj mund të përfitojë nga Konventa Evropiane e Ekstradimit e vitit 1957, e cila thotë se një person nuk mund të ekstradohet nga njëri shtet në tjetrin, pavarësisht nga kërkesa nëse ka qëllime dhe synime politike

“Autoritetet shqiptare duhet të provojnë që dyshimi është i arsyeshëm, i bazuar në prova dhe nuk është i lidhur me një shkak politik, siç quhet në Konventën Evropiane të Ekstradimit. Konventa e vitit 1957 në nenin 3 shpjegon se një person nuk mund të ekstradohet nga njëri shtet në tjetrin, pavarësisht nga kërkesa, në rast se është krijuar një fabul që në pamje të parë duket kriminale, por nga mbrapa ka shtysa politike dhe mund të rëndojë pozitën politike të personit.

Shqipëria, kur ka firmosur Konventën për të Drejtat e Njeriut, ka një nen ku thotë: “Çdo shtet ka të drejtë dhe rezerva të mos ekstradojë shtetasit e vet. Një gjë të tillë e bën edhe shteti tjetër, në rastin konkret Britania dhe që të zgjidhet ky ngërç duhet një marrëveshje e përbashkët, bazuar në Konventën Evropiane.

Shqipëria me Britaninë dhe Irlandën e Veriut kemi një marrëveshje dypalëshe dhe të dyja vendet heqin rezervat që ka Konventa Evropiane, që do të thotë se nuk ka pengesë ekstradimi si për këtë person, ku gjykata do të shohë nëse ky person ndiqet politikisht, a mund të rëndohet për shkak të pozitës së tij politike dhe e treta do të dënohet me vdekje, që është e përjashtuar automatikisht se nuk ekziston.

Akuza ndaj Ahmetajt është komplet penale, nuk ka lidhje me aspektin politik. A e ka rënduar politika për ta rënduar pozitën e tij? Kjo mbetet për t’u diskutuar.

Në rast se ka pasaportë rumune dhe ndodhet në Rumani, ne nuk kemi marrëveshje dypalëshe me Rumaninë dhe sërish hyn në lojë Konventa e Ekstradimit dhe nuk e ekstradojmë dot”-tha avokati Eugen Beci.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME