Categories Lajme

Ekz ekutimi i biznesmenit/ Autori hyri i veshur si burrë, doli si grua. Çfarë filmuan kamerat?

“Panorama” zbardh sot dosjen e Prokurorisë për k rimin e ndodhur në Rrëshen, ekz ekutimin maf ioz te ndodhur tri ditë më parë në qendër të qytetit, ku u v ra biznesmeni Kastriot Reçi. Nderkohe qe autori mbetet ende i paidentifikuar, në zonën ku u v ra biznesmeni Kastriot Reçi u gjet ar ma tip sna jper me sil enciator, një paruke dhe një kanotiere. Këto dyshohet se janë përdorur nga v rasësi i 47-vjeçarit, ndërsa janë dërguar në Policinë Shkencore ku do të kryhen ekzaminimet për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme, që mund të çojnë në identifikimin e vr asësit. Sipas dosjes, kamerat e sigurise kane filmuar momentin kur nje person, qe dyshohet si autori ka hyre ne pallatin nga u qel lua i veshur si burre dhe ka dale prej godines, si grua, me paruke, me floket e lidhura bisht dhe me fustan.

KAMERAT E SIGURISE

Nga këqyrja rezultoi se subjektet e katit të parë të pallatit ishin të pajisura me kamera sigurie, ku pas marrjes dhe këqyrjes së tyre rezultoi se: Rreth orës 06:35, nga ana lindore e pallatit, te lokal “Europa”, afrohet një automjet tip fuoristradë “Mercedez Benz”, në dukje ngjyrë gri, model 164 (targat nuk filmohet), e cila ndalon te hyrja e pallatit, ku nga dera e pasme e djathtë e automjetit zbret një person, në dukje mashkull, i veshur me një xhup ngjyrë të hapur, me tegela horizontale, me kapele me strehë dhe me kapuç në kokë, me tuta ngjyrë të errët.

Pasi zbret nga mjeti, del nga pjesa e pasme ku nxjerr nga bagazhi i mjetit një çantë në formë gjatësore, si ato që përdoren për mbajtjen e ar mëve të gjata. Më pas merr një çantë tjetër nga sedilja e pasme e mjetit dhe me dy çanta në dorë niset në drejtim të hyrjes së pallatit. Më pas, automjeti largohet në drejtim të rrugës së tregut. Në orën 12:07, vërehet një person duke dalë me shpejtësi nga hyrja e pallatit, në dukje trup i gjatë, me flokë të gjata të lidhura nga pas si bisht (në dukje si paruke), me një fustan me ngjyrë të zezë dhe tuta poshtë fustanit, me syze të errëta, me një çantë të errët, i cili lëviz me shpejtësi në këmbë në drejtim të rrugës që të dërgon te tregu i fruta-perimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME